Logo

badge_al

Përfitoni duke kursyer shumë dhe duke patur qetësi më të madhe shpirtërore me Garancinë Promocionale prej 3 Vjetësh me Canon

pasi të keni blerë printerat e përzgjedhur Canon ndërmjet periudhës 01.01.2018 dhe 31.12.2018

x

E rëndësishme:
Ju lutem kini parasysh se vlefshmëria e kërkesës suaj mund të pësojë vonesë nëse informacioni i kërkuar nuk jepet bashkë me kërkesën tuaj.
Për të gjitha blerjet e kryera - një foto e faturës suaj ose e kuponit tatimor nga kasa fiskale për konfirmimin e urdhrit të blerjes
Pë të GJITHA Blerjet - Një Numër Serial i VLEFSHëM

Për blerjet ndërmjet 01.09.2017 dhe 31.12.2017, ju lutem vini re se data e fundit për regjistrim është 31.01.2018 dhe data e fundit për dhënien e informatave që mungojnë është 28.02.2018

Ju lutemi plotësoni të gjitha fushat e detyrueshme e shënuara me *
Detaje personale
Kosovo
Detajet e Produktit
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
DD/MM/YYYY
Updated on 9:58 ÖÖ / 11-Nis-2018

OFERTË GARANCIE 3 VJEÇARE
RREGULLAT DHE KUSHTET

Promocioni & Promotori

1. Promotori është Canon CEE GmbH, i regjistruar në Oberlaaer Strabe 233, 1100 Vienna, (i referuar nga këtu e tutje si “Canon”).

2. Për produktet e zgjedhura Canon ("Produktet Promocionale) të renditura më poshtë, kjo Garanci 3 Vjeçare (“Garancia Promocionale”) ofron një zgjatje të garancisë:

* Zgjatja = Zgjatje e një garancie të zbatueshme tregtare të Canon për ta bërë këtë garanci 3 vjeçare.

3. Përveç siç është ndryshuar shprehimisht këtu (me shtesë), garancia tregtare ekzistuese Canon që zbatohet për produktin tuaj do të vlejë për shërbimet e garancisë të ofruara në këtë Garanci Promocionale. Në rast të ndonjë konflikti midis rregullave të shërbimeve të ofruara në këtë Garanci Promocionale dhe ato të Garancisë Tregtare Canon, do të mbizotërojnë rregullat e kësaj Garancie Promocionale.

Periudha Promocionale

4. Produktet Promocionale duhet të blihen brenda Territorit Promocionale (të përcaktuar më poshtë) midis datave 01.01.2018 dhe 31.12.2018. Data e blerjes të produktit duhet të konfirmohet nga një dëshmi blerjeje e vlefshme. 

Për të regjistruar produktin tuaj për Garancinë Promocionale, ju lutem ndiqni procedurën e kërkesës sipas udhëzimeve më poshtë.

Territori Promocional

5. Produktet Promocionale duhet të blihen dhe të regjistrohen në një adresë brenda një prej Territoreve Promocionale të mëposhtme: Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Bosnjë, Ukrainë, Bjellorusi, Rajoni i Kaliningradit të Rusisë, Moldavi, Kazakistan, Uzbekistan, Turkmenistan, Taxhikistan, Kirgistan, Gjeorgji, Azerbajxhan ose Armeni.

Produktet Promocionale

6. Produktet Canon të zgjedhura të pranueshme në këtë Garanci Promocionale ("Produktet Promocionale") janë:

Grupi i Produktit Pajisje/Printer Garancia Promocionale
    Oferta Promocionale Shërbimi i Garancisë Promocionale
i-SENSYS MF418x Zgjatje Kthim në Bazë 
MF419x Kthim në Bazë 
MF416dw Kthim në Bazë 
MF411dw Kthim në Bazë 
MF515x Kthim në Bazë 
MF512x Kthim në Bazë 
MF631Cn Kthim në Bazë 
MF633Cdw Kthim në Bazë 
MF635Cx Kthim në Bazë 
MF732Cdw Kthim në Bazë 
MF734Cdw Kthim në Bazë 
MF735Cx Kthim në Bazë 
MF428x Kthim në Bazë 
MF429x Kthim në Bazë 
MF426dw Kthim në Bazë 
MF421dw Kthim në Bazë 
MF525x Kthim në Bazë 
MF522x Kthim në Bazë 
LBP215x Kthim në Bazë 
LBP214dw Kthim në Bazë 
LBP212dw Kthim në Bazë 
LBP253x Kthim në Bazë 
LBP252dw Kthim në Bazë 
LBP251dw Kthim në Bazë 
LBP312x Kthim në Bazë 
LBP351x Kthim në Bazë 
LBP352x Kthim në Bazë 
LBP611Cn Kthim në Bazë 
LBP613Cdw Kthim në Bazë 
LBP653Cdw Kthim në Bazë 
LBP654Cx Kthim në Bazë 
LBP710Cx Kthim në Bazë 
LBP712Cx Kthim në Bazë 
MAXIFY IB4150/IB4140 Kthim në Bazë 
MB2150/MB2140 Kthim në Bazë 
MB2750/MB2740 Kthim në Bazë 
MB5150/MB5140 Kthim në Bazë 
MB5450/MB5440 Kthim në Bazë 


7.
Produktet Promocionale duhet të jenë produkte të reja dhe origjinale Canon dhe duhet të jenë dhënë dhe shpërndarë te shitësit e pakicave nga kompanitë e Canon group në Territorin promocional të renditur më poshtë:

SERBI, MAQEDONI, SHQIPËRI, KOSOVË, MAL I ZI, BOSNJË, UKRAINË, BJELLORUSI, RAJONI I KALINGRADIT TË RUSISË, MOLDAVI, KAZAKISTAN, UZBEKISTAN, TURKMENISTAN, TAXHIKISTAN, KIRGISTAN, GJEORGJI, AZERBAJXHAN DHE ARMENI

Ju lutem kontrolloni me shitësin tuaj që është vërtet kështu për të mos u zhgënjyer

8. Produktet Promocionale duhet të jenë produkte të reja dhe origjinale Canon. Blerjet nga dora e dytë, produktet e riparuara ose të modifikuara, ose produktet që në ndonjë mënyrë janë kontrabandë ose shkelje e të drejtave të pronës intelektuale të Canon group ose kompanive (përfshirë por jo vetëm produktet paralele ose "gri") nuk do të kualifikohen në këtë promocion.

9. Garancia Tregtare Canon mbulon vetëm ato defekte që lindin nga përdorimi normal i produktit dhe nuk mbulon asnjë problem tjetër, përfshirë ato që mund të lindin si rezultat i:

* Mirëmbajtjes ose modifikimit të papërshtatshëm;

* Softuerëve, medias, pjesëve ose pajisjeve që nuk janë dhënë ose mbështetur nga Canon;

* Përdorimit jashtë specifikimeve të produktit;

* Modifikimit të paautorizuar ose keqpërdorimit.

Ju lutem kontrolloni rregullat që zbatohen për Garancinë Tregtare Canon për rregullat e plota mbi mbulimin dhe kufizimin mbi sigurimin e kësaj Garancie.

10. Kjo ofertë nuk mund të kombinohet me asnjë ofertë tjetër.

11. Kjo ofertë është e vlefshme vetëm për përdoruesit finalë. Kërkesat nga bizneset ose individët që bëjnë blerje në shumicë (me më shumë se 10 Produkte Promocionale gjatë Periudhës Promocionale) nuk do të jenë të pranueshëm të futen në këtë Promocion.

Distributorët dhe shitësit e pakicës janë të përjashtuar nga promocioni dhe nuk pranohen të kërkojnë në emër të klientëve të tyre.

12. Të gjithë Kërkuesit konsiderohen të kenë rënë dakord dhe t'i përmbahen këtyre Rregullave dhe Kushteve.

Si ta regjistroni produktin tuaj dhe të kërkoni Garancinë Promocionale

13. Të gjithë Kërkuesit duhet të jenë me moshë 18 vjeç e sipër. Duke bërë një kërkesë në këtë promocion dhe duke regjistruar produktin tuaj, ju pranoni t'i përmbaheni këtyre Rregullave. Nëse nuk jeni 18 vjeç dhe/ose nuk doni që t'i përmbaheni rregullave të këtij Promocioni, ju lutem mos e paraqitni kërkesën.

14. Për të kërkuar Garancinë Promocionale, plotësoni dhe paraqitni saktë një formular kërkese online duke regjistruar produktin tuaj (duke përfshirë numrin(at) e vlefshëm të serisë të produktit*) këtu.

Të gjitha kërkesat do t'ju kërkojnë të ngarkoni një dëshmi blerjeje të vlefshme (p.sh. një kopje të faturës ose porosisë online dhe konfirmimin e pagesës). Ju lutem vini re se dëshmia e dërgesës nuk do të pranohet si dëshmi blerjeje e vlefshme.

Canon nuk do të përpunojë asnjë ankesë e cila merret pas periudhës të vlefshme të kërkesës ose datës të mbylljes, ose të cilat janë, me vendimin e tij të vetëm, të paplota ose të papranueshme. Canon nuk do të jetë përgjegjës për kërkesat e vonuara ose që nuk janë marrë me sukses.

* Për ndihmë se ku të gjeni numrin e serisë ju lutem klikoni këtu.

15. Pas verifikimit të kërkesës, Kërkuesit do të marrin një konfirmim me email se kërkesa e tyre është pranuar dhe garancia e tyre promocionale është regjistruar. Nëse nuk e merrni këtë email konfirmimi brenda 8 ditësh pune pas paraqitjes të kërkesës tuaj, ose nuk keni akses në një kompjuter, ju lutem kontaktoni Linja Telefonike për Kërkesat në Canon CEE GmbH Predstavništvo Beograd, Omladinskih brigada 90v, 11070 Novi Beograd, +381 11 3533 480, info@canon.rs , www.canon.rs. Ju lutem sigurohuni që ta mbani email-in e konfirmimit të sigurt pasi mund t'ju kërkohet si dëshmi e kërkesës tuaj në rastin se doni të merrni shërbimet e garancisë.

16. Canon rezervon të drejtën për të bërë të pavlefshme çdo kërkesë të paplotë, të pasaktë ose të pabazë.

Mohimet

17. Deri në shkallën më të plotë të lejuar me ligj, Canon nuk do të jetë përgjegjës për asnjë humbje, dëmtim ose lëndim të asnjë natyre çfarëdo qoftë të shkaktuar, të ndodhur nga cilido Kërkues në këtë promocion. Sidoqoftë, asgjë në këto rregulla nuk do të ketë efektin e përjashtimit ose kufizimit të përgjegjësisë të Canon për lëndime personale ose vdekje të shkaktuara nga pakujdesia e provuar e punonjësve ose agjentëve të Canon.

18. Canon rezervon të drejtën të kontrollojë çdo kërkesë për të siguruar pajtueshmërinë me këto rregulla dhe kushte dhe për të kërkuar informacione shtesë dhe dokumente mbështetëse. Canon rezervon të drejtën të përjashtojë kërkesat dhe/ose Kërkuesit nëse dyshon se promocioni po abuzohet në ndonjë mënyrë. Vendimet e Canon në lidhje me promocionin janë finale dhe nuk do të hyhet në asnjë korrespondencë.

19. Produktet Promocionale janë subjekt i disponueshmërisë ndërsa zgjatin stoqet. Canon nuk do të jetë përgjegjës për dështimin e pikave të pakicës në plotësimin e porosive të Produkteve Promocionale gjatë Periudhës Promocionale.

20. Canon rezervon të drejtën të shmangë, korrigjojë dhe/ose ndryshojë këtë promocion në çdo kohë pa hasur asnjë përgjegjësi çfarëdo qoftë por do të përpiqet gjithmonë të minimizojë efektin te Kërkuesi për të shmangur zhgënjimin e panevojshëm.

Mbrojtja e të Dhënave Personale

21. Canon CEE GmbH, Canon Europa N.V., e regjistruar në Bovenkerkerweg 59, 1185 XB, Amstelveen, The Netherlands dhe Canon Europe Limited e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar me numër regjistrimi 4093977 me pozicion biznesi në 3 The Square, Stockley Park, Uxbridge UB11 1ET, United Kingdom janë Kontrollorët e të Dhënave për qëllimet e ligjeve dhe rregullave të zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave personale në lidhje me të dhënat personale të siguruara nga çdo Kërkues në lidhje me këtë promocion. Kontrolli dhe përpunimi i të dhënave personale, qoftë nga Canon ose nga cilido prej palëve të treta të autorizuara, i përmbahet rreptësisht ligjeve dhe rregullave të nevojshme për privatësinë e të dhënave. Të Dhënat Personale do të ruhen dhe përpunohen vetëm nga Canon ose palët e treta të autorizuara për qëllimet e administrimit të këtij Promocioni dhe të shërbimeve të Garancisë Promocionale përveç nëse është rënë dakord ndryshe. Nëse Kërkuesit nuk duan që informacionet e tyre të kontaktit të përdoren për qëllime marketingu ose për t'i bërë të mundur Canon t'i kontaktojë në të ardhmen në lidhje me promocione të ngjashme, ata NUK duhet të shënojnë kutinë përkatëse "pranoj" kur plotësojnë formularin e kërkesës.

Kontrollorët e të Dhënave mund t'i përdorin të Dhënat Personale për të komunikuar me Kërkuesit dhe për të menaxhuar marrëdhëniet me klientin, përfshirë, por jo vetëm, duke i dërguar Kërkuesve informacione rreth produkteve dhe shërbimeve të Canon përmes mesazheve direkte ose përmes mjeteve të tjera të komunikimit. Kjo e drejtë i jepet Kontrollorëve të të Dhënave vetëm nëse Kërkuesi jep miratimin e tij në një formular kërkese online për të marrë mesazhet përkatëse. 

Si kërkohen Shërbimet e Garancisë Promocionale

22. Pasi verifikohet kërkesa juaj, nëse ju duhet të merrni shërbime të zgjatjes të garancisë të ofruara përmes këtij promocioni, ju lutem kontaktoni shërbimin lokal në InfoCom, Kroi i Bardhe 14 Dardani, 10000 Prishtina; +381 38551895, service@infocom-ks.com , www.infocom-ks.net  dhe jini gati të:

* Jepni emrin e plotë të modelit dhe numrin e serisë të pajisjes/printerit*;

* Konfirmoni Sistemin Operativ të instaluar në kompjuterin tuaj - nëse keni;

* Konfirmoni detajet e kontaktit, adresën e pajisjes/printerit dhe adresën tuaj të email-it;

* Jepni dëshmi të blerjes të produktit & garancisë promocionale të aktivizuar në email-in e konfirmimit që ju është dërguar pas regjistrimit(eve) të garancisë online;

* Jepni një përshkrim të qartë të defektit dhe të bëni diagnostikimet siç ju tregohet;

* T'i përmbaheni të gjitha udhëzimeve të arsyeshme nga shërbimi lokal për t'ju dhënë mundësi të merrni shërbimin e garancisë.

Ligji dhe Juridiksioni

23. Asgjë që ndodhet këtu nuk do të penojë të drejtat që mund të keni si klient.

24. Deri në shkallën e lejuar me ligj, ky promocion, këto rregulla dhe kushte dhe çdo mosmarrëveshje që lind ose që është në lidhje me to do të qeveriset dhe interpretohet sipas ligjeve të Austrisë do të jetë subjekt i juridiksionit jo-ekskluziv të gjykatave të Vienës.

Nëse jeni klient, ju mund të keni të drejtën të sillni procedurat gjyqësore në gjuhën tuaj dhe në gjykatat tuaja vendase. Një organizatë lokale për këshillimin e klientit do të jetë në gjendje t'ju tregojë të drejtat tuaja. Këto Rregulla dhe Kushte nuk pengojnë asnjë prej të drejtave statutore

 

* Unë konfirmoj se kam lexuar dhe pranuar Termat dhe Kushtet e këtij promocioni. Unë pajtohem me Termat dhe Kushtet e politikës se privacisë.
Ju lutëm klikoni tek kutia nëse dëshironi të pranoni email dhe komunikim të rregullt rreth produktet e Canon, ngjarjet dhe shërbimet.

Nëse dëshironi të çabonoheni nga marrja e materialeve të marketingut nga ne, ju lutemi na kontaktoni në : canon-unsubscribe@promotion-support.com